Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është e ditur që Serbia do ta mbështesë Rusinë për veprimin e saj që ka bërë me nisjen e luftës në Ukrainë.
Në Klan Kosovë, ajo ka theksuar se kjo më së miri vërehet për shkak të ndikimit rus, që është në Beograd, duke përmendur ekonominë dhe politikën.
“Pavarësisht deklarimeve të Serbisë apo pretendimit se janë neutralë, në fakt Serbia qëndron qartë me Rusinë sepse veprimet e saj e dëshmojnë një gjë të tillë. Hapja e qendrave ushtarake ruse, që kamuflohen si qendra humanitare, ndikimi më i madh ushtarak rus sot sesa në kohën e Sllobodan Millosheviqit për shumëfish më shumë, ndikimi ekonomik është çdo ditë e më i madh, por mbi të gjitha, ndikimi politik sa i përket mendësisë politike”.
“E dëshmon se Serbia qëndron me Rusinë po aq sa diktatori i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko, prandaj askush nuk duhet ta ketë as më të voglin dyshim se Serbia synon atë që Rusia e synon në Ukrainë dhe Gjeorgji”, ka thënë Osmani.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...