Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën.
Ajo ka theksuar se Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë për ta ndryshuar realitetin e pandryshueshëm për Kosovën e pavarur.
“Serbia nuk ka asnjë juridiksion as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti 99. Do të thotë se edhe ende pa u shpallur Kosova e pavarur më 2008, rezoluta 1244 ia ka marrë çdo lloj juridiksioni në atë kohë Jugosllavisë dhe fillimisht ka vendosur kompetencat në kuadër të prezencës civile dhe ushtarake, siq e dini nga 99’ deri në vitin 2008. Nga viti 2008 e tutje i vetmi shtet që ka juridiksion mbi këtë territor është Republika e Kosovës, gjë e konfirmuar edhe nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Tani këto janë tendenca, taktika të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin dhe ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90, një mendësi që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje, megjithatë realiteti është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë me këtë”, ka thënë Osmani për media, pas pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e përvjetorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...