Google ADS

Osmani: Serbia duhet të kuptoj se Kosova si shtet i pavarur sovran është një realitet

10:47 | 11 Prill 2023
Diellza Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia duhet të kuptojnë se Kosova është shtet i pavarur sovran është një realitet që do të ekzistojë përgjithmonë.

Madje ajo tha se është e zhgënjyer që njohja reciproke nuk është përfshirë në formë eksplicite në Marrëveshjen e Ohrit, shkruan arbresh.info.

Tutje, Osmani ka thënë se kjo është zgjidhja e vetme që mund të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë.

“Sepse kjo është zgjidhja e vetme që mund të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë. Serbia duhet të arrijë në atë pikë ku ata të kuptojnë se realiteti i Kosovës si shtet i pavarur sovran është një realitet që do të ekzistojë përgjithmonë, ne nuk do të kthehemi, kjo nuk do të ndryshojë”, tha Osmani në një intervistë për The Sun.

“Pra, sa më shpejt dhe sa më shumë që partnerët tanë ta thonë këtë dhe t’ia bëjnë të qartë Serbisë, aq më mirë për Serbinë, aq më mirë për rajonin dhe sigurisht për marrëdhëniet tona”, ka thënë Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme