Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk do ta nënshkruajë Ligjin për Pagën Minimale përpara se Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e këtij ligji.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Kupina ka bërë të ditur se presidentja Osmani sot është njoftuar nga Kushtetuesja se Grupi Parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale.
“Rrjedhimisht, presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, tha Kupina.
Ligji për Pagën Minimale u miratua në Kuvend javën e kaluar, derisa përveç partive opozitare ai u kundërshtua edhe nga veteranët e luftës, ngase me ligjin e plotësuar nuk parashihet lidhja e pagës minimale me pensionin e veteranëve të UÇK-së./rtk
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë