Është mbajtur sot akademia përkujtimore për nderë të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Në akademi mori pjesë edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila e nisi fjalimin e saj për presidentin Rugova duke përmendur poetin Ali Podrimaj me poezinë e tij “Unë biri yt Kosovë”.
“Më lejoni ta nis pikërisht me poetin tonë të madh Ali Podrimja, “Unë biri yt Kosovë”. Nuk mund të kishte përshkrim më të fuqishëm dhe më të thellë për karakterin e një presidenti, i cili nuk ishte vetëm një president por më shumë se kaq. Një shqiptar i lidhur fortë për rrënjët dhe kulturën e trashëgimin e vendit të vet, njeri i dijeve i cili studioi kulturën dhe e bëri të dukshëm trashëgimin e vendit të vet”, ka deklaruar Osmani.
E para e vendit theksoi se Rugova e simbolizon më së miri shprehjen poetike ‘Unë biri yt Kosovë”, teksa shtoi se deshti Kosovën dhe dha gjithçka për të.
“E pra kush mund të simbolizonte më shumë sesa shprehja poetike unë biri yt Kosovë, personalitetin e Ibrahim Rugovës, lidhjen e tij me vendin e vet, me vlerat e trashëgiminë e tij me përkushtimin për ta krijuar shtetin, duke ruajtur lidhjet me aleancën euroatlantike. Ai që qe biri i vërtet i Kosovës, i shërbeu asaj deri në frymën e fundit dhe për këtë e mori dashurinë e përhershme të popullit të saj. Iu afrua Kosovës siç i afrohet fëmija nënës, për t’i dalë zot në ditë të rënda. U ngroh nga dashuria e saj”, tha Osmani.
“Ai e deshti Kosovën dhe dha gjithçka për të sikur Kosova e deshi birin e vet dhe e mbrojti atë dhe i dha atij lavdinë e paskajë, Në kujtesën e Kosovës, Presidenti shfaqet jo vetëm si biri i Kosovës i cili u rrit me dashurinë e nënës sepse për ironi të fatit edhe në jetën reale iu pamundësua ta njohë dashurinë e babait, i cili ishte vrarë së bashku me gjyshin nga forcat serbe. U rrit me dashurinë e nënës Sofë dhe nënës Kosovë dhe e njohu butësinë e raportit e të birit me të ëmën”, u shpreh presidentja Osmani./Arbresh.info
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...