Google ADS

Osmani rrëfen momentin kur ushtari serb ia kishte vendosur tytën e kallashnikovit në gojë

11:56 | 11 Shkurt 2023
A. B.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën e dhënë për gazetën britanike “The Telegraph” ka treguar edhe një moment kur në vitet e 90-ta si 16 vjeçare ishte përballur me forcat serbe.

Siç shkruan gazeta britanike, një ushtar serb ia kishte vendosur Osmanit tytën e kallashnikovit brenda gojës për ta heshtur.

Kjo siç ka treguar presidentja, kishte ndodhur në një moment teksa kishte lutur forcat serbe që të mos ia qëllonin të atin.

“Unë iu luta atyre që të mos qëllonin babanë tim. Ushtari po përpiqej të më mbyllte gojën. Ishte ferr. Mijëra prej nesh u detyruam të shkonim në këmbë për në Shqipëri. Njerëzit u përdhunuan dhe u vranë.”, ka thënë Osmani për The Telegraph. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme