Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

13:29 | 20 Gusht 2024
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar angazhimin e vendit për anëtarësim në NATO gjatë një takimi me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Në një postim në Facebook, Osmani shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë dhe theksoi gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë dhe lirisë në kuadër të unitetit transatlantik.

“Sot, në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë’, shkroi Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme