Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë samitit të procesit Brdo-Brijuni (i mbajtur të hënën) ka përfaqësuar qëndrimet e Republikës së Kosovës në raportet bilaterale dhe rajonale me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe pjesëmarrja jonë në nisma rajonale dhe ndërkombëtare bazohet çdoherë në trajtimin e barabartë me shtetet pjesëmarrëse”, tha presidentja Osmani, përmes një postimi në Facebook.
Më tej Osmani ka thënë se ka pasur diskutime të frytshme bilaterale me Presidentin Millanoviq të Kroacisë, Presidentin Gjukanoviq të Malit të Zi, Presidentin Pendarovski të Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin Meta të Shqipërisë.
“Në këto takime theksuam që e ardhmja e rajonit është anëtarësimi në Bashkim Evropian dhe në NATO. Po ashtu, dënuam idetë për ndryshim të kufijve në rajon dhe ndikimin negativ në rajon të akterëve të tjerë”.
“Gjatë samitit dhe në takimet bilaterale ngrita çështjen e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Kjo pikë u përfshi në Konkluzat e samitit që u miratuan nga liderët pjesëmarrës”, tha presidentja.
Më tej presidentja ka thënë se “me mbështetjen e krerëve të shteteve të tjera pamundësuam përfshirjen e ideve të rrezikshme që vinin nga Serbia e që cënojnë interesat e Kosovës dhe vendosin bashkëpunimin rajonal jashtë binarëve të rregullave të BE-së”.
“Zëri i Kosovës u dëgjua dhe interesat e saj u promovuan. Ne jemi gati sot dhe çdoherë për bashkëpunim me fqinjët tanë në promovimin e vlerave evropiane në rajon”, ka shkruar Osmani. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...