Google ADS

Osmani: Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj

16:46 | 13 Maj 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës dhe mërgatës që të regjistrohen pasi deri në përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë kanë mbetur edhe 4 ditë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka theksuar se investimet do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit, përcjell Arbresh.info.

“Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se sipas ASK-së, deri me tani janë regjistruar 1 milionë e 420 mijë e 148 qytetarë./Arbresh.info

Lexo edhe:

ASK: 1 milionë e 420 mijë e 148 qytetarë janë regjistruar deri tani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme