Gjatë një konference për media pas fjalimit në Parlamentin Evropian, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar ta komentojë anulimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
E para e shtetit tha se kjo është çështje mes dy qeverive, teksa shtoi se Kosova e Shqipëria duhet të ulën bashkë.
“Jam e bindur se Kosova e Shqipëria do të ulën bashkë, duhet të ulën bashkë. Jo vetëm që e kemi detyrim si dy vende që janë fqinjë, por si dy motra. Është detyrim kombëtar të punojmë me njëra-tjetrën edhe kur nuk kemi sfida, por sidomos kur kemi sfida”, tha Osmani.
Tutje, ajo foli edhe për arrestimin e kreut të Mbrojtjes Civile, Milun Milenkoviq, për të cilin tha se nuk duhet ta përziejmë një grup i cili udhëhiqet nga kriminelë e që janë edhe nën sanksione ndërkombëtare , me qytetarët të rëndomtë në veri./Arbresh.info
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...