Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë së premtes ajo mori pjesë në një forum diskutimi të organizuar nga Universiteti i Kolumbisë.
Atje Osmani foli për tema të ndryshme lidhur me Kosovën, së fundmi edhe për nisjen e aplikimit të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.
Sipas shefes së shtetit, reciprociteti është njëra nga parimet më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Reciprociteti në tregti ose në masa të tjera është një nga parimet më të shëndetshme të marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht nëse keni pritur për dhjetë vjet që pjesa tjetër të heqë barrierat ose bllokimin dhe koston e problemit për çdo qytetar që shkon nga Kosova në Serbi”, ka thënë ajo.
Osmani, duke folur për këtë çështje, e tregoi edhe përvojën e saj të heqjes së tabelave përderisa udhëtonte në Preshevë.
“Bashkëshorti vjen nga Lugina e Preshevës, kur e vizitonte familjen tonë, para se të bëhesha presidente, ne duhej të largonim tabelat e regjistrimit, dhe pastaj policia serbe do të sillte tabela tjera me shkronja serbe, që shkruanin se ishin tabela provuese. Pastaj kur i jepja letërnjoftimin, ata ma lëshonin një letër, pra në mënyrë praktike dëshironin të zhveshnin nga identiteti sapo hyje në vendin e tyre. Dhe natyrisht duhej të paguaje për të hyrë. Kjo ishte shumë e vështirë, edhe në aspektin teknik, radhët e pritjes ishin të gjata, vështirësonte edhe aspektin ekonomik, sepse sipas organizatave ndërkombëtare një kamioni për të shkuar nga Kosova në Serbi i merr 33 herë kohë më shumë sesa një kamioni për të ardhur nga Serbia në Kosovë”, shtoi më tutje Osmani.
Ajo tha se kjo masë do të largohet në momentin që edhe Serbia të veprojë njëjtë.
“Serbia e ka bërë këtë për dhjetë vjet dhe askush nuk ka ngritur zërin kundër saj. Pra, padyshim që ne do t’i heqim menjëherë këto masa në momentin që edhe Serbia do ta bëjë këtë”, shtoi më tutje ajo.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...