Google ADS

Osmani reagon për dokumentin “non paper”: Dokumente të tilla e kanë vetëm një burim: Serbinë

20:47 | 27 Prill 2021
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar rreth dokumentit të publikuar një ditë më parë në media, i cili flet për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë është qëndrim i Bashkimit Evropian.

Osmani, përmes një postimi në Facebook thotë se të gjitha “non-paper”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin tonë e kanë vetëm një burim dhe ia burim sipas saj është Serbia.

“Kjo është strategji e vjetër e Serbisë, e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e agjendës së dialogut, kërkesë kjo e rrezikshme dhe destabilizuese e saj, por dhe e Rusisë. Prandaj, të mos bijmë në kurthin e tillë. Të kemi besim në aleatët tanë, por mbi të gjitha të kemi besim në vetveten. “Non-papers”, të tillë lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë̈ veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut”, është shprehur Osmani, shkruan arbresh.info.

Sipas Osmanit, nëse lexohen me kujdes këto “non-papers” dhe idetë që prezantohen aty, përfshirë ndryshimi i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta, shton Osmani, tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë i këtyre dokumenteve.

Ndryshe, dokumenti “non-paper” që është publikuar dje në media e që flet për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë është qëndrim i Bashkimit Evropian.

“Non-paper” u raportua si njohje e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë “non paper’ thuhet se do të krijohet një “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, që nga përshkrimi duket me kompetenca gati sa të shtetit.

Përdoret termi “Kosovë Veriore”, e jo veriu i Kosovës, si dhe thuhet se Kosova e Serbia, duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese që të mund të zbatohet kjo marrëveshje./arbresh.info.

Reagimi i plotë i Osmanit:

Të gjitha ato “non-papers”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin tonë e kanë vetëm një burim: Serbinë.
Kjo është strategji e vjetër e Serbisë, e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e agjendës së dialogut, kërkesë kjo e rrezikshme dhe destabilizuese e saj, por dhe e Rusisë. Prandaj, të mos bijmë në kurthin e tillë. Të kemi besim në aleatët tanë, por mbi të gjitha të kemi besim në vetveten. “Non-papers”, të tillë lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë̈ veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut.
Leximi i kujdesshëm i këtyre “non-papers” dhe idevë që prezantohen aty (siç janë ndryshimi i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta) tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë i këtyre dokumenteve.
Sot është dita kur kujtojmë më të dashurit tanë fatin e të cilëve ende nuk e dijmë. Përderisa dhimbja jonë për ta vazhdon, përgjigjja rreth fatit të të zhdukurve me dhunë gjendet në Serbi. Asnjë “non-paper”, nuk mund t’i ndryshojë prioritetet e as kërkesat tona të drejta në raport me Serbinë: zbardhja e fatit të të zhdukurve, drejtësia si dhe reparacionet për dëmet e luftës.

Të ngjashme