Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se aktualisht Serbia drejtohet nga mendje “gjenocidale”.
Osmani e ka shpërndarë një video ku dëgjohet Ministri i Jashtëm të Serbisë, duke kërcënuar serbët nëse tregojnë se ku janë varret e personave të pagjetur shqiptarë.
Sipas saj, Serbia aktualisht ende drejtohet nga mendje “gjenocidale”
“Dëgjojeni ministrin e Jashtëm të Serbisë duke kërcënuar serbët të cilët po tregojnë vendet ku janë varrosur të pagjeturit shqiptar në Serbi. Dëgjojeni përsëri e përsëri, nëse besoni se liderët e Serbisë kanë ndryshuar. Fatkeqësisht, Serbia ende drejtohet nga mendje gjenocidale”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Listen to ?? FM Dacic threatening serbs who are showing the places where Albanian victims are buried around ??. Listen again&again, if you were ever fooled to think that ??leaders have changed. Sadly, Serbia is still led by these deplorable genocidal minds.https://t.co/i4DHv1d2Ig
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) October 2, 2020
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...