Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendi ynë dhe rajoni në përgjithësi ballafaqohen me tendenca të destabilizimit shkaku i ndikimit rus.
Ajo në një konferencë për media së bashku me homologun e saj nga Maqedonia Veriore, Steva Pendarovski, tha se bashku me vendet tjera këtë rrezik do ta ndalojmë.
“Kosova dhe rajoni akoma ballafaqohet më tendenca të destabilizimit shkaku i ndikimit rusë por se bashku do ta ndalojmë. “, tha Osmani.
Ajo duke folur për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, vizitën e presidentit të Maqedonisë Veriore a ka vlerësuar historike, ndërsa ka falenderaur atë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës, posaçërisht për liberalizmin e vizave.
Osmani në konferencë për media ka thënë se Kosova e Maqedonia Veriore kanë një synim të përbashkët BE-në.
“Kjo vizitë jo vetëm që hap kapituj të ri të bashkëpunimit, por tregon bashkëpunimin qw kemi. Kemi nënshkruar 20 marrëveshje ndërkombëtare mes dy shteteve. Shqiptaret në Maqedoninë Veriore janë urë lidhëse për neve, janë shtyllë e stabilitetit. E falënderoj Presidentin Pendarovski për atë qe kanë bërë për Kosovën që të ecë përpara. Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë interesa të njëjta për BE”, tha Osmani.
Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Presidentit të Maqedonisë Veriore në Kosovë.V.S./arbresh.info/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...