Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media ku u ka bërë thirrje sindikatave që ta shqyrtojnë pakon e re të cilën e prezantoi sot Qeveria, dhe t’i japin fund grevës.
Osmani, pas shumë takimeve që ka zhvilluar gjatë ditës lidhur me çështjen e grevës, bëri të ditur se Qeveria me anë të kësaj pakoje e cila ndihmon qytetarët në përballimin e inflacionit ka bërë një hap para, ndërsa sipas saj, tashmë radhën e kanë sindikatat.
“Zgjidhja mund të arrihet vetëm me dialog e assesi me kushtëzime. Asnjë politizim s’duhet të lejohet mbi interesin e nxënësve. Ftoj të gjithë mësimdhënësit t’i hapin dyert e shkollave të hënën”, deklaroi Osmani.
“Në secilin vend demokratik ka dialog mes institucioneve publike që menaxhojnë buxhetin e shtetit dhe sindikatave që përfaqësojnë punëtorët. Por, kur një palë bën një hap, pala tjetër duhet të bëjë hapin tjetër. Sot Qeveria ka bërë një hap me pakon e re. Është koha që sindikatat ta tregojnë një vullnet të mirë dhe t’i hapin shkollat të hënën”.
Tutje, Osmani theksoi se e drejta kushtetuese e fëmijëve për arsim nuk duhet të cenohet.
“Interesi i fëmijëve është parësor, ndaj mësimi duhet të fillojë menjëherë. Këtë përpjekje e kam ndërmarrë me qëllim që t’i inkurajojë të gjitha palët që të përfshihen në një dialog social. Si presidente e çmoj kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin mësimdhënësit”.
“Kriza energjetike dhe ajo ekonomike padyshim se e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve. Qeveria sot ka bërë publike masat që janë ndërmarrë. Vlerësoj se janë masa që ndihmojnë sektorë të ndryshëm Kërkoj nga sindikatat që ta shqyrtojnë këtë pako”.
Mes tjerash, ajo tha se zgjidhja afatgjate do të zgjidhet me Projektligjin e Pagave, i cili sipas saj, trajton dinjitetshëm mësimdhënësit./arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja