Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk do të bie pre e provokimeve të Serbisë dhe Rusisë.
Sipas saj, ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia për një kohë të gjatë për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor, e në veçanti të Kosovës, transmeton arbresh.info.
“Vuçiq në muajt e fundit i ka dhënë mbështetje strukturave ilegale në veri të Kosovës, të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar ata janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë, peng të këtyre politikave të gabuara”, deklaroi Osmani në një intervistë për BBC, derisa u pyet se pse kryeministri, Albin Kurti, tha se orët, ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese.
Pas vendosjes së barrikadave në veri të dielën, kryeministri Kurti përmes një video mesazhi tha se “orët ditët dhe javët në vijim mund të jenë sfidues e problematike”. Këto barrikada u vendosën si shenjë proteste ndaj vendimit për reciprocitet me targa dhe dokumente personale me Serbinë.
Në intervistë, Osmani shton se Kosova ka afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia.
“Nuk janë akuzat tona ato që përshkallëzojnë situatën, janë veprimet e tyre që përshkallëzojnë situatën dhe po krijojnë tensione. Nëse e themi të vërtetën për synimet e Rusisë dhe Serbisë, kjo nuk do të ndikojë negativisht. Të dyja këto janë të interesuara për të rikthyer tensionet në rajonin tonë, ne nuk do ta lejojmë këtë, nuk do të biem pre e këtyre provokimeve, nuk do të nxisim këto provokime, dhe do të punojmë me partnerët tonë që kjo të mos ndodh.”/arbresh.info/
Kurti për situatën në veri: Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut