Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, së bashku me deputetet Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë propozuar amandament në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nëpërmjet të cilit po synohet të ndihmohen prodhuesit vendor dhe ofruesit e shërbimeve vendore në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.
Sipas Osmanit, nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë.
“Pra, nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë. Shpresoj që ky propozim do ta marrë përkrahjen e deputetëve të të gjitha partive, sepse nëse ne nuk zgjedhim t’u qëndrojmë në krah të prodhuesve tanë vendor, atëherë kush?”, ka shkruar Osmani në Facebook.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1832869740208615
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...