Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se propaganda e Vuçiqit për gjoja terrorin ndaj serbëve të Kosovës, tregon se ai nuk mund të shkëputet nga e kaluara e tij.
Me anë të një postimi në X, Osmani ka ndarë pjesë nga intervista me “Channel 4”, duke thënë se Kosova ka systemin më të avancuar të të drejtave të pakicave në Evropë, shkruan Arbresh.info.
“Propaganda e Vuçiqit për gjoja ‘terrorin’ ndaj serbëve të Kosovës, tregon se ai nuk mund të shkëputet nga e kaluara e tij. Kosova ka sistemin më të avancuar të të drejtave të pakicave në Evropë.”, ka thënë Osmani.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të bëjë më shumë për qytetarët tanë, por Serbisë nuk do t’i jepet asnjë instrument për të minuar sovranitetin tonë.
Osmani ka thënë se nuk ka asnjë lidhej me mënyrën se si i trajton Kosova minoritetet me mosnjohjen e saj nga pesë shtetet anëtare të BE-së.
Ajo u shpreh optimiste se pesëshja e BE-së do ta njohë Koosvën së shpejti./Arbresh.info.
Vucic’s propaganda about the alleged ‘terror’ against 🇽🇰 Serbs, shows that he can’t break away from his past.
🇽🇰 has the most advanced minority rights system in Europe. We’re ready to do more for our citizens, but Serbia will be given no instrument to undermine our sovereignty. pic.twitter.com/M5z7ZZrp0f
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 1, 2023
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë