Osmani: Prokurorët e Hagës i kanë gjuajtur në pleh thashethemet e Dick Martyt

11:29 | 22 Korrik 2022
A Z

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për zhvillimin e djeshëm në Parlamentin e Shqipërisë ku është votuar me shumicë absolute të votave Rezoluta kundër raportit të Dick Martyt.

Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës dhe çdo shqiptar në vazhdimësi e kanë thënë dhe vazhdojnë ta thonë se luftën çlirimtare të UÇK-së s’mund ta zhbëjë askush.

Tutje, ka thënë se pretendimet dhe thashethemet e Raportit të Dick Martyt ka kohë që janë hedhur në pleh nga Prokurorët e Hagës, duke përmendur prokurorin Williamson, i cili kishte thënë në raportin e tij se s’ka kurrfarë argumentesh për pretendimet për trafik organesh.

“Kuvendi i Shqipërisë ka shprehrur atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot që Lufta çlirimtare e Kosovës, Lufta çlirimtare UÇK-së s’mund të zhbëhet nga askush. Historinë s’mund ta ndryshojë askush. Kosova asnjëherë nuk ka pasur çfarë të fsheh, sepse Kosova e ka mbrojtur vetveten nga një regjim gjenocidal të udhëhequr nga Millosheviqi”.

“Prokurorët e Hagës i kanë gjuajtur në pleh ato gojëdhëna e thashetheme të Dick Martyt kinse sa i përket kinse trafikimit me organe gjë që askush nga Kosova nuk e ka bërë”, tha Osmani./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme