Përplasjet në mes zyrtarëve qeveritar në koordinimin e politikës së jashtme po cilësohen si papjekuri institucionale, e të cilat po i dëmtojnë objektivat e jashtme.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka theksuar për Telegrafin se debati në mes ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministrit të MPJ-së, Gjergj Dedaj, po punojnë në bazë të premisave partiake.
“Ata sillen sikur nuk janë në institucione shtetërore por në parti politike. Deklaratat e papërgjeshme dhe të pakoordinuara mund të dëmtojnë rëndë interesin shtetëror. Prandaj është e domosdoshme qe para deklarimeve te kete paraprakisht koordinim me aktorët tjerë shtetëror të fushës së politikës së jashtme”, ka shtuar Osmani.
Ndryshe, deklarimi i ministrit Pacolli, gjatë turit të fundit nëpër vende të Afrikës, ka deklaruar se Kosova synon të jetë pjesë e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), derisa zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj i cili e kishte kundërshtuar këtë mendim, duke thënë se Kosova nuk duhet të orientohet nga lindja dhe se Kosova do të shkojë drejt organizatave euro – atlantike, si NATO, Bashkimi Evropian (BE), etj.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...