Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Presidenca njofton se në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së gjatë vitit 2025.
Në prag të vizitës së Zëvendës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, u diskutua për qëllimin e kësaj vizite, si dhe u fol për disa nga temat kryesore që do të trajtohen.
Gjatë bisedës, Osmani dhe Prattipati theksuan rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Osmani potencoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...