Google ADS

Osmani priti në takim shefin e EULEX-it, flasin për situatën në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë

19:58 | 15 Tetor 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit, me theks të veçantë në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë.

Osmani dhe Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme