Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim nobelistin Dr. Denis Mukwege, një nga avokuesit më të zëshëm në botë për parandalimin dhe eliminimin e dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidenca e Kosovës njofton se në takim u diskutua për nevojën e vazhdueshme për t’i mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, përcjell Arbresh.info
Me këtë rast, Dr. Mukwege përgëzoi Republikën e Kosovës për përpjekjet e vazhdueshme në skenën globale për t’i shkëmbyer praktikat më të mira në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Osmani theksoi se lufta për drejtësi për të mbijetuarit është një mision jetësor, nga i cili nuk duhet dorëzuar asnjëherë.
Dr. Denis Mukwege ishte po ashtu pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga Presidentja Osmani në prill të vitit 2024./Arbresh.info
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63