Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim një grup deputetësh të Lituanisë, të kryesuar nga kryetarja e Grupit të Miqësisë, Laima Andrikienė.
Në takim me deputetët lituanezë, Presidentja Osmani i falënderoi ata për mbështetjen ndaj Kosovës dhe mikpritjen që iu bë gjatë vizitës në Lituani në maj të këtij viti.
Zyra e Presidentes bëri të ditur se Osmani i njoftoi deputetët lituanezë me situatën e përgjithshme politike dhe reformat që po zbatohen në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Më tej, Presidentja Osmani i falënderoi për përkrahjen e deritanishme të Lithuanisë, dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë tutje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përfshirjen e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe mbështetjen për statusin kandidat për Bashkim Evropian.
Në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë, Osmani theksoi se pala kosovare është konstruktive në këtë dialog dhe se ai duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.
Ndërkaq sa i përket luftës në Ukrainë, Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova qëndron në anën e popullit të Ukrainës dhe kundër agresionit të Rusisë.
Sipas saj, Kosova ka ofruar strehim për disa gazetarë nga ky shtet dhe se agresioni rus është përpjekje për ndryshim të rendit aktual botëror.
Nga ana tjetër, deputetët lituanezë, thanë se Kosovës do t`i jepet fokus i veçantë në kuadër të interesimit për Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, thanë se e mbështesin fuqishëm edhe liberalizimin e vizave për Kosovë./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë