Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova i është bashkuar BE-së dhe ShBA-ve, me vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës së Rusisë, e cila ka kryer agresion ushtarak ndaj Ukrainës.
Sipas Presidentes Osmani, Republika e Kosovës e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe është e gatshme për të strehuar refugjatë ukrainas, shkruan arbresh.info.
Presidentja Osmani kërkoi nga ministrja Baerbock mbështetje nga Gjermania për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ajo theksoi se Kosova është e gatshme të plotësoj të gjitha kriteret për anëtarësim në këtë organizatë, pasi që paraqet shtysë të rëndësishme për zbatimin e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut dhe agjendën evropiane të vendit.
Po ashtu, Presidentja Osmani theksoi se për Kosovën dhe paqen e sigurinë në rajon, është ekzistenciale fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO. Agresioni rus në Ukrainë, sipas Presidentes Osmani ka nxitur domosdoshmërinë e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.
Presidentja Osmani ka potencuar se aspirata e Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-s, synon parandalimin e përpjekjeve për ta destabilizuar vendin tonë dhe rajonin nga përpjekjet e Rusisë dhe aleatit të saj, Serbisë.
Më tej, Presidentja Osmani ka përmendur kërcënimin që vjen nga bashkëpunimi i ngushtë ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, sikurse edhe nga funksionimi i një qendre ruse afër kufirit me Kosovën.
Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, pastaj në NATO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Në këtë takim u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Presidentja Osmani theksoi se për Kosovën, Gjermania është partner strategjik në aspektin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik. Sipas saj, Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.
Presidentja Osmani vlerësoi se marrëdhëniet me Gjermaninë i bëjnë edhe më të forta një numër i madh i mërgimtarëve kosovarë, të cilët jetojnë dhe janë të integruar mirë në Gjermani. Prandaj, sipas Presidentes Osmani, Kosova e konsideron Gjermaninë si një forcë lëvizëse për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe rajonit.
Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, si dhe i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...