Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren suedeze, Karin Hernmarck, të cilën e përgëzoi për punën e deritanishme në Kosovë dhe i uroj suksese në angazhimin e mëtejmë.
Në takim me ambasadoren Hernmarck, Presidentja Osmani e falënderoi shtetin e Suedisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, shkruan arbresh.info.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova e ka synim anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike, i cili është i domosdoshëm dhe në funksion të paqes e stabilitetit të rajonit.
Presidentja Osmani kërkoi nga Suedia mbështetjen në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Kosova ka shënuar progres në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ndaj sipas Presidentes Osmani anëtarësimi në Këshill të Evropës do të ishte në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, pa dallim./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...