Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder.
Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA-të në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend, përcjell Arbresh.info.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani e njoftoi Grunder për prioritetet e Presidentes në muajt në vijim, me ç’rast u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt me SHBA-të, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet më të fundit në sektorë të ndryshëm strategjik.
Me këtë rast, Presidentja Osmani paralajmëroi edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për të cilin vlerësoi lartë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen nga SHBA-të dhe Zyra e Sekretarit Antony Blinken, në veçanti./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League