Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perendimor, Linda van Gelder, si dhe, menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, zMassimiliano Paolucci
Duke e uruar Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, znj. Van Gelder theksoi përkushtimin e Bankës Botërore për të punuar ngushtë me institucionet e reja dhe për të mbështetur projektet e planifikuara zhvillimore.
Presidentja Osmani i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për punën e bërë ndër vite, duke theksuar që ka qenë vet dëshmitare e impaktit pozitiv të projekteve të bankës në jetët e qytetarëve. Ajo theksoi që gjatë mandatit të saj, zhvillim i qëndrueshëm do të ketë vëmendje të veçantë, duke spikatur nevojën për bashkëpunim dhe invesitm ne sektorin e shëndetësisë dhe ringritjen pas pandemisë, tranzicionin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe në fushën e sundimit të ligjit.
Duke folur për bashkëpunimin në të ardhmën, palët u dakorduan për të vendosur vëmendje të veçantë tek edukimi i hershëm, gjersa diskutuan edhe për rëndësinë e angazhimit për fuqizimin e grave dhe aktivizimit të tyre në tregun e punës./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...