Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetje ndaj Kosovës.
Në takim me ambasadorin Al-Marri, Presidentja Osmani ka kërkuar që ky shtet ta vazhdojë edhe më tej mbështetjen ndaj Kosovës me thellimin e marrëdhënieve jo vetëm në aspektin politik por edhe atë ekonomik, në fushën e shëndetësisë, turizmit dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.
Më tej në takim, Presidentja Omani ka theksuar se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për investime të huaja, ndaj ka kërkuar nga ambasadori Al-Marri që investitorët nga Katari ta shohin mundësinë e investimeve eventuale./arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024