Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Greqisë në sfera të interesit të ndërsjellë.
Osmani foli edhe për rëndësinë e antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Presidentja ritheksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog./Arbresh.info/
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...