Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në shtetin e Vatikanit.
Osmani atje u prit nga sekretari i shtetit, Kardinali Parolin.
Përmes një njoftimi për media nga Presidenca bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë
“Në takim u diskutua mbi raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë, mbi kultivimin e paqes, harmonisë e bashkëjetesës në mes njerëzve e besimeve të ndryshme, mbi vlerat e përbashkëta, mbi promovimin e mëtejmë të lirive fetare, për rolin e Kishës Katolike në Kosovë si partner të rëndësishëm social, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Osmani dje u prit në audiencë edhe nga Ati i Shenjtë, Papë Françesku të cilin presidentja e falënderoi për kujdesin e vazhdueshëm të cilin Selia e Shenjtë dhe vetë Ati i Shenjtë kanë treguar ndaj Kosovës./arbresh.info/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...