Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës për pavarësinë ka thënë se 17 shkurti është datë unike historike.
Osmani potencoi se dëshmorët dhe martirët e lirisë, gjaku i të cilëve është bazamenti më i fortë i shtetit tonë.
Ajo theksoi se prania e Serbisë në Kosovë ka përfunduar njëheë e përgjithmnë në qershor të vitit 1999.
“Le të jetë e qartë, prezenca ushtarake e policore e Serbisë në Kosova ka përfunduar një herë e përgjithmonë në qershor të vitit 1999 kur qiellin e Kosovës e pushtoi fryma e lirisë”.
“Kujtojmë mbi të gjitha dëshmorët dhe martirët e lirisë, gjaku i të cilëve është bazamenti më i fortë i shtetit tonë, kjo është Kosova që nuk u përkul asnjëherë”, tha Osmani në fjalën e saj.
“Është nder i madh për mua që në këtë ditëlindje të 16-të të Republikës sonë, tu drejtohem nga foltorja e tempullit të demokracisë kuvendit të Kosovës, dhe tu uroj qytetarët e Republikës të cilët më krenari e gëzim festojnë rritën e Kosovës sonë të të dashur. 17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike është reflektim i idealit tonë, i brezave të tërë shekujsh”.
Ajo theksoi se shteti i Kosvoës po konsolidohet çdo ditë duke nderuar qytetarët dhe emrin e tyre.
“Republika jonë e re po konsolidohet çdo ditë duke nderuar qytetarët dhe emrin e tyre në botë, për qytetarët e Kosovë që të kenë shtet ka qenë gjithmonë sakrificë e ideal, ky ideal i rrëmbeu zemrat dhe jetët e brezave të tërë të etërve tanë të motrave vëllezërve gjyshërve dhe stërgjyshërve, dhe mbajtën ndezur flakadanin e lirisë”.
“17 shkurti po aq sa është datë unike historike, është një datë e veçantë emocionale duke u shtruar si dita që na përbashkon përmes një kauze, dashurisë për republikën dhe për të ngritur lartë emrin e saj”.
“Kosova sovrane është dëshmi që mund të arrihet kur vullneti i pamposhtur i qytetarëve bashkohet rreth një qëllimi të përbashkët, ne tashmë jemi popull i lirë mes popujsh të lirë sot përulemi para brezave që iu dedikuan lirisë, le ti kujtojmë sot ata ta bashkojmë fuqinë tonë shpirtin tonë në kujtim të etërve themelues, të grave dhe të burrave të bijve dhe bijave të kësaj toke që sakrifikuan gjithçka, që nuk u dorëzuan pavarësisht se historia u soll pabesisht me ta.
“Nga vizionari i madh dhe arkitekti i pavarësisë Ibrhaim Rugova dhe deri te shembulli i rezistencës dhe sakrificës njerëzore kryekomandanti legjendar Adem Jashari, nga delegatët e 2 korrikut deri te përfaqësuesit e popullit që shpallën pavarësinë me 17 shkurt”./Klankosova.tv.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...