Osmani pret sot një delegacion të lartë të zyrtarëve amerikanë

09:20 | 3 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.

Takimi do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane.

Ky takim pritet të filloj sot nga ora 12:00, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentës./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme