Osmani pret në takim të rregullt ambasadorin amerikan, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

21:31 | 10 Gusht 2023
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Osmani dhe Hovenier biseduan për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave konkret, që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë.

Presidenca njofton se në këtë takim, u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme