Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit të rregullt me partnerët ndërkombëtarë me qëllim të adresimit sa më të suksesshëm të zhvillimeve në këtë fushë, gjithnje duke pasur parasysh interesin e vendit.
Ndërlidhur me zhvillimet në Dialog, Presidentja Osmani ritheksoi se mbajtja në fuqi e masave të BE-së është një prej padrejtësive të mëdha e cila mbi të gjitha dëmton drejtpërdrejt mirëqenien e të gjithë qytetarëve në vend.
Osmani dhe Ambasadori De Riu diskutuan edhe për raportet e mira bilaterale ne mes të dy vendeve dhe rikonfirmuan përkushtimin për avancim të mëtutjeshëm të tyre në vazhidmësi.
Në këtë drejtim, u potencua edhe rëndësia e vizitave bilaterale, si dhe shkëmbimeve të rregullta në mes të institucioneve të të dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët./Arbresh.info
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë