Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.
Në këtë takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit, shkruan Arbresh.info.
Në takim, ata diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë./Arbresh.info/
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...