Osmani: Presidenti Biden në shtator më tha “asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm”

11:36 | 15 Dhjetor 2022
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të kuvendit, ndër të tjera ka folur edhe për raportet e veçanta të Kosovës me ShBA-në.

Osmani ka potencuar se sekretari amerikan Antoni Blinken, jo vetëm në adresimin e tij në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që u mbajt në tetor, por edhe në takimin e realizuar në Washington D.C., ka rikonfirmuar partneritetin e palëkundur me Kosovën.

“Në bisedat që kisha me presidentin Biden gjatë muajit shtator, ai përsëriti përkrahjen e madhe për vendin dhe popullin tonë, e cila më së miri përshkruhet në fjalët e tij: Asnjëherë nuk do t’ju lëmë vetëm! Kjo garanci amerikane, e përsëritur edhe këto ditë, dëshmon se Kosova nuk ka partner më të rëndësishëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj këtë aleancë duhet ta trajtojmë si të shenjtë e ta ruajmë e ta kultivojmë përjetësisht”, është shprehur Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme