Google ADS

Osmani pranon zyrtarisht detyrën e presidentes

10:28 | 6 Prill 2021
V. S.

Tepihu i kuq u shtrua e bashke më ketë edhe u renditen edhe garda e  FSK-së.

Krejt kjo për ti dorëzuar në mënyrë solemne postin e Presidentit, Vjosa Osmanit.

Në pranimin e detyrës kanë qenë edhe trupat e Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, para të cilës kanë parakaluar Osmani e Konjufca.

Në ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, si dhe bashkëshorti i Osmanit me dy vajzat binjake.Osmani është zgjedhur presidente të dielën më 71 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme