Presidentja Osmani merr telegrame urimi nga Princi i Kurorës Mbretërore të Norvegjisë, Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Emiri i Kuvajtit, Princi saudit i kurorës dhe Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu ka vazhduar të pranojë telegrame urimi për zgjedhjen e saj në krye të shtetit.
Në telegramin e Princit të Kurorës Mbretërore të Norvegjisë, Haakon, ai ka uruar zonjën Osmani dhe popullin e Kosovës për prosperitet, shkruan arbresh.info.
Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Olivér Várhelyi, nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar Presidenten Osmani për detyrën dhe ka shfaqur shpresën që institucionet e sapoformuara ta qojnë përpara agjendën evropiane.
Në këtë kontekst, ai e ka cilësuar kyçe çështjen e dialogut me Serbinë.
Telegram urimi në adresë të Presidentes Osmani ka dërguar edhe Emiri i Kuvajtit, Sheikh Naëaf Al-Ahmad Al-Jabar Al-Sabah.
Ai ka shfaqur shpresën për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet të të dy popujve.
Edhe Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud ka uruar Presidenten Osmani, me dëshirën që Kosova të ketë sa më shumë progres.
Kurse Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Sentop, në telegramin e urimit ka shfaqur shpresën që marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve të vazhdojnë edhe nën udhëheqjen e zonjës Osmani./arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...