Osmani pranon telegram urimi nga Presidenti Steinmeier: Gjermania do të mbetet partner i besueshëm për Kosovën

18:06 | 16 Shkurt 2024
E.K

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti Steinmeier ka thënë se Gjermania do të mbetet një partner i besueshëm dhe i fuqishëm i Kosovës edhe në të ardhmen, ndërsa ka theksuar se do ta mbështesë vendin tonë drejt një të ardhme paqësore, evropiane.

Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier:/Arbresh.info

Të ngjashme