Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telefonatë nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës.
Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë, shkruan Arbresh.info
Në këtë bisedë telefonike, Presidentja Osmani e ka njoftuar Presidentin Begaj në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e vendit, cenimin e sigurisë kombëtare nëpërmjet sulmeve në infrastrukturës kritike si dhe për masat e institucioneve të Kosovës për ta menaxhuar këtë situatë.
Të dy presidentët, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në adresimin e sfidave të sigurisë rajonale, thuhet në njoftimin e Zyres së Presidentës./Arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...