Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.
Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Irlandës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit, por edhe përvojës në procesin e integrimit evropian./arbresh.info/
OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për ...
Ermal Krasniqi realizon gol
Luiz Ejlli shumë shpejtë më projekt të ri
Si të lani karriget e kopshtit: Nëse janë të bardha, ato do ...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë, dridhjet janë ndjerë edhe në...
“Lonely Planet Italia”: Shqipëria, një nga vendet e Europës ...