Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës, në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen, të cilit i ka uruar mirëseardhje.
Sipas Osmanit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Christian Grønbech-Jensen.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në takim me ambasadorin Grønbech-Jensen, Presidentja Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se institucionet e vendit janë të përkushtuar për paqe e stabilitet.
Osmani tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen e mëtejme nga Danimarka, sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, ambasadori Grønbech-Jensen ka theksuar se Danimarka e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të njëjtën kohë, e mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Me ambasadorin Grønbech-Jensen, Osmani ndër të tjera bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e energjisë, shkëmbimit ekonomik e tregtar, arsimit, drejtësisë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm./arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...