Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë

15:05 | 16 Gusht 2023
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa  Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Austrisë, George Schnetzer.

Osmani e uroi ambasadorin e ri për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve do të intensifikohen edhe më tej, përcjell Arbresh.info.

Sipas Presidentes Osmani, Austria mbetet aleate e rëndësishme, e cila e ka mbështetur Kosovën në faza të ndryshme të shtetndërtimit.

“Presidentja Osmani ka falënderuar Austrinë për mbështetjen e palëkundur, duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në takim me ambasadorin Schnetzer, Osmani ka shtruar nevojën e forcimit të partneritetit në mes të Kosovës dhe Austrisë, si dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, tregtisë, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm./Arbresh.info

Të ngjashme