Google ADS

Osmani porosit deputetët: Mbani distancën ose e ndërpres seancën

11:18 | 9 Korrik 2020
Arbresh.info

Me fillimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani ka kërkuar që të respektohen rekomandimet e IKSHP-së dhe Manualit të Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid 19.

Por, pas thirrjes së disa herë për mbajtje të distancë ajo ka thënë se nëse nuk respektohet do të ndërpres seancën, shkruan arbresh.info.

“Nëse nuk e mbani distancën nuk e vazhdoj seancën, të jeni të informuar për këtë punë”, ka thënë ajo.

Ndryshe disa nga rekomandimet e kërkuara të respektohen gjatë kësaj seance janë distanca fizike 2 m, mbajtja e maskave, mbajtja e higjienës dhe diskutimi i deputetit nga ulësja – vendi.

Osmani në fillim të seancës ka rekomanduar gjithashtu që të mundësohet mbajtja online e seancave.

Ajo ka shtuar se këtë nuk e lejon rregullorja por që ka kërkuar që të ndryshohet, shkruan arbresh.info.

“Para se të vazhdojmë më procesin e marrëveshjeve ndërkombëtare më lejoni që të njoftoj se përgjatë disa mbledhjeve të kryesisë e kam ngritur çështjen e mbajtjes së seancave online apo votimit elektronik nga distance. Rregullorja jonë për momentin këtë nuk e lejon dhe deri tani nuk kamë marrë përgjigje konkrete nga Grupet Parlamentare nëse kanë vullnet politik që të shkojmë me një amendament të tillë”, ka thënë Osmani./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme