Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presdientin turk, Rexhep Tayip Erdogan për Ditën e Republikës.
Me anë të një postimi në “X”, ajo ka thënë që populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e vazhdueshme që ka dhënë ndër vite, shkruan Arbresh.info.
“Zoti President Rexhep Tayip Erdogan Në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, uroj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e vazhdueshme që ka dhënë ndër vite.”, ka shkruar ajo.
“Ne jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë dhe shpresojmë të shfrytëzojmë me shumë entuziazëm mundësitë e ofruara nga bashkëpunimi ynë.”, shtoi Osmani./Arbresh.info/
Sayın Cumhurbaşkanı @RTErdogan, Türk milletinin Cumhuriyet Bayramı’nı kutladığı bu anlamlı günde, birlik ve beraberlik ruhunun ülkenizin dört bir yanında hâkim olmasını diliyorum.
Kosova halkı, Türkiye’nin uzun yıllar boyunca sağladığı sarsılmaz destek ve sürekli dostluğa… pic.twitter.com/mUE5QyGcCM
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 29, 2024
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe