Google ADS

Osmani: Po punojmë më përkushtim për anëtarësim në NATO dhe OKB

17:44 | 30 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për BE-në, Azinë Qendrore dhe Amerikë, Miroslav Jenca.

Në takim me delegacionin e OKB-së, Presidentja Osmani ka theksuar se synimi Kosovës mbetet anëtarësimi në OKB, duke pas parasysh faktin se vendi ynë deri tashti është anëtar në disa agjenci të kësaj organizate.

“Ne siç po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO, të njëjtën gjë po e bëjmë edhe për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, i cili është synim i yni i vazhdueshëm”, ka theksuar Osmani, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova sikurse edhe gjithë globi po përballet me valën e re të Covid-19, duke shfaqur shpresën në mbështetjen e shteteve mike për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërkaq ndihmës sekretari Jenca ka premtuar mbështetje të mëtejme, nëpërmjet iniciativës COVAX për ta ndihmuar Kosovën në përballje me pandeminë. Ai ka falënderuar Kosovën për strehimin e qytetarëve nga Afganistani. Z.Jenca ka potencuar se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen për Grupin punues për të zhdukurit me dhunë, sikurse edhe për fuqizimin e pozitës së grave, për të cilën gjë e ka lavdëruar Kosovën për hapat e bërë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme