Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin e gjertanishëm institucional në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.
Ambasadori Gudjev solli urimet me rastin e zgjedhjes së Osmani kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke e vlerësuar si vlerë të shtuar zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë përfaqësues.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria e Bullgarisë për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në nivel të institucioneve lokale dhe qendrore, bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, artit dhe të trashëgimisë kulturore, duke qenë vendet me trashëgimi të pasur kulturore.
Ishte vlerësim i njëjtë se përveç afërsisë gjeografike dhe vlerave të përbashkëta të orientimit perëndimor, Kosova dhe Bullgaria kanë edhe shumë sfida të përbashkëta, andaj, rëndësia e një partneriteti të tillë është më se i nevojshëm.
Ambasadori ofroi përkrahjen e shtetit bullgar për reformat e synuara nga ana e institucioneve të reja, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe krijimin e mundësive për lirinë e lëvizjes.
Bashkëpunimi parlamentar në mes të dy vendeve ishte po ashtu temë me theks të veçantë, në ofrimin e shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit europian dhe euroatlantik./arbresh.info
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...