Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se arsyeja se përse po merr pjesë në dabatin ku po bisedohet për gjuatje me armë zjarri nga zv,kryeministri Dardan Gashi është për të fol për pasojat që kanë pasur qytetarët e Kosovës për raste të papërgjegjshme të përdorimit të armëve, shkruan arbresh.info.
Ajo ka përmendur është rastin e Shpresa Kastratit nga Peja e cila në festën e Vitit të Ri është qëlluar me armë zjarri dhe ka vdekur.
“Para disa ditësh për vitin e ri festa me armë është shndërruar në një tragjedi për familjen Kastrati në Pejë. Shpresa Kastrati është goditur dhe ka vdekur Vajza e saj sot po rritet pa nënë dhe prindërit e Shpresës besoj shumë që janë ndier të shokuar me deklaratat dhe veprime nga përfaqësuesit e shtetit. Në mesnatën e 31 dhjetorit një fëmijë i vogël nga Prizreni u godit nga plumbi qorr. Secili prej nesh para se të vij këtu është dashur ta dëgjoj rrëfimin e nënës së tij për shkak se ligjet që i kemi miratuar nuk i lejojnë përdorimin e plumbave qorr dhe festën me armë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, në momentin kur dëgjohen të gjitha këto raste mendon se nuk ka as burri e as trimni por ka vetëm mungesë përgjegjësie.
“Kur i dëgjojmë të gjitha këto raste unë mendoj se nuk ka as burrni e as trimni por ka vetëm mungesë përgjegjësie “, ka thënë ajo.
Osmani, ka ftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj që të flet për të gjitha fondet që janë shpenzuar për fushatën “Festo me zemër e jo me armë”.
Ajo ka shtuar se nëse përfaqësuesit e popullit heshtin dhe qeshin faji për të gjitha këto do të hudhet herë në njërën anë e herë në tjetrën.
“Faji i plumbave qorr do të mbetet faj i 120 deputetëve që janë këtu dhe i kabinetit qeveritar”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...