Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin Diplomatik të Antalisë, tha se Kosova ka shumë plagë të hapura nga lufta.
“Kemi tejkaluar pushtimin shekullor, kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima qenë krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në luftërat e Ballkanit, kemi qindra gra të përdhunuara. Përkundër kësaj dhimbje, kemi zgjedhur dialogut dhe paqësore”, tha ajo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë në avancimin e diplomacisë në vend.
Shefja e shtetit e cila po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë tha se Kosova është shembulli më i mirë i demokracisë në rajon.
Me këtë rast, Osmani tha se përkundër gjenocidit të kryer në vend nga Serbia, Kosova ka zgjedhur dialogun si të vetmen rrugë për të vazhduar para.
“Ne kemi tejkaluar pushtimin shekullor, kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima të krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në Ballkan. Përkundër gjithë kësaj dhimbje ne kemi zgjedhur dialogun si të vetmen rrugë përpara. Edhe nga përvoja ime personale edhe nga përvoja e secilit person mund të mësojmë se sa e vështirë është të zgjedhësh paqen dhe demokracinë edhe në kohë lufte”, theksoi ajo.
Tutje, Osmani u shprehë se shembulli i ndihmës që i është dhënë Kosovës nga ndërkombëtarët, duhet të ndiqet nga të gjithë.
“Në kohë trazirash, në kohë tensionesh është shumë me rëndësi të dihet se kush qëndron përkrahë teje. Fuqia jonë është fuqia e partneriteteve tona. Si presidente kam kuptuar se distanca gjeografike nuk ka rëndësi. Nuk ka lidhje se sa larg jemi, mund të kemi miqësi e partnerë që do të qëndrojnë përkrahë atëherë kur të duhen më së shumti. Derisa ballafaqohemi me konflikte në botë dhe janë gjithmonë të pafajshmit që vuajnë më së shumti, shembulli i Kosovës ku shtetet e gjithë botës nuk i kanë mbyllur sytë dhe na kanë ndalur në ndihmë, është shembull që duhet të ndiqet”, shtoi presidentja.
E para e shtetit të Kosovës është pjesë e panelit kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”./rtk
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...